Shërbime Juridike Profesionale në Kosovë

Avokatura “GOJANI & Partners” ofron përfaqësime dhe kshillime ligjore me integritet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj klientit.

Rreth Firmës Tonë

Gojani & Partners Law Firm Office

Kush jemi ne?

Avokatura "GOJANI & Partners" është një nga firmat juridike më të njohura dhe profesionale në Kosovë. E themeluar nga Prof. Ass. Dr. Skender Gojani, avokatura jonë bashkon ekspertizë të gjerë dhe përvojë të thellë profesionale në fusha të ndryshme të së drejtës, për të ofruar zgjidhje të plota dhe të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti.

Ne krenohemi me përkushtimin ndaj ekselencës, integritetit dhe rezultateve konkrete, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme besimi me klientët tanë. Qasja jonë unike kombinon njohuri të thella ligjore me përvojë praktike dhe profesionale në biznes, duke ofruar jo vetëm këshilla juridike, por zgjidhje strategjike që mbështesin zhvillimin dhe suksesin afatgjatë të klientëve tanë.

Ekspertizë Ligjore

Njohuri ligjore të thella

Fokus tek Klienti

Zgjidhje të personalizuara

Rezultate të Shpejta

Shërbime ligjore Efikase

Partner i Besuar

Marrdhënie afatgjata

Mëso më shumë rreth nesh

Shërbimet Tona

Në Avokaturën "GOJANI & Partners", ofrojmë shërbime juridike të plota dhe të personalizuara për klientë individualë, biznese dhe institucione publike.

Ekipi ynë i juristëve dhe ekspertëve ligjorë garanton profesionalizëm, besueshmëri dhe efikasitet në çdo fazë të procesit ligjor.

E Drejta Civile

Përfaqësim profesional në çështje civile, përfshirë të drejtat personale, detyrimet dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve private.

E Drejta Penale

Mbrojtje dhe përfaqësim në çështje penale, duke siguruar mbrojtjen e të drejtave gjatë gjithë procesit ligjor.

Arbitrazh & Zgjidhje Alternative

Shërbime të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve duke përfshirë arbitrazhin, ndërmjetësimin dhe negociatat.

E Drejta Komerciale

Shërbime të plota në të drejtën e biznesit përfshirë themelimin e kompanive, bashkimet, blerjet dhe transaksionet komerciale.

Prokurimi Publik & Ankesat

Udhëzime përmes proceseve të tenderimit publik dhe përfaqësim në ankesat e lidhura me prokurimin.

E Drejta Administrative

Përfaqësim në procedurat administrative dhe marrëdhëniet me agjencitë qeveritare.

E Drejta Kontraktore

Zgjidhja e konflikteve kontraktuale, rastet e shkeljes së kontratës dhe zbatimi i marrëveshjeve.

E Drejta e Pronës

Menaxhimi i transaksioneve të pasurive të paluajtshme, mosmarrëveshjeve pronësore dhe zhvillimeve të tokës.

E Drejta Bankare & Ekonomike

Këshilla eksperte për rregulloret financiare, të drejtën bankare dhe transaksionet ekonomike.

E Drejta Familjare dhe Trashëgimi

Mbështetje në çështjet familjare, procedurat e divorcit dhe rastet e trashëgimisë.

E Drejta e Teknologjisë së Informacionit

Shërbime ligjore për kompanitë teknologjike, të drejtat dixhitale dhe çështjet e sigurisë kibernetike.

E Drejta e Sportit

Përfaqësim ligjor për sportistët, organizatat sportive dhe mosmarrëveshjet që lidhen me sportin.

Markat Tregtare dhe Pronësia Intelektuale

Regjistrim, mbrojtje dhe zbatim të të drejtave të markave tregtare, të drejtave të autorit, patentave dhe dizajneve sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pronësia Industriale dhe Intelektuale

Përfaqësim ligjor në regjistrimin, licencimin dhe mbrojtjen e shpikjeve, dizajneve industriale, emërtimeve tregtare dhe pronësisë intelektuale në përgjithësi.

E Drejta Doganore

Përfaqësim në procedura doganore, ankesa dhe kundërvendime para Doganës së Kosovës dhe autoriteteve përkatëse.

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Këshillim për përputhshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe rregulloren GDPR, si dhe përfaqësim para Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

E Drejta e Sigurimeve

Asistencë dhe përfaqësim në konteste sigurimesh, kërkesa për kompensim dëmi dhe interpretim të kontratave të sigurimit.

E Drejta Kushtetuese

Përfaqësim dhe këshillim në çështje që lidhen me interpretimin e dispozitave kushtetuese, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe procedurat para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ekipi Ynë

Ekipi i "GOJANI & Partners" përfaqëson një kombinim unik të përvojës akademike, ekspertizës praktike dhe përkushtimit profesional.

Skender Gojani

Dr. Sc. Skender Gojani

Avokat, Arbiter |

Themelues & Partner Drejtues

Ekipi Ynë

Team Member

Mr. Sc. Arjeta Gojani

Drejtoreshë Ekzekutive | Themeluese & Partnere

Team Member

Dr. Sc. Shkendi Çili

Eksperte e së Drejtës Civile dhe Tregtare

Team Member

Dr. Sc. Besard Belegu

Arbitër | Ekspert i së Drejtës Kushtetuese dhe Administrative

Team Member

Dr. Sc. Veton Vula

Arbitër | Ekspert i Kriminologjisë dhe Kriminalistikës

Team Member

Suad Ibrahimi

Ekspert i së Drejtës së Biznesit dhe Ekonomisë

Team Member

Kristian Rrustemi

Jurist | Departamenti Civil dhe Penal

Team Member

Kushtrim Tolaj

Kontabilist | Departamenti Financiar dhe Auditimit të Brendshëm

Ofertat Tona

Zgjidhni ofertën e përsosur për nevojat tuaja ligjore.

OFERTA I

Biznes & Korporata

  • Mbështetje e gjithanshme ligjore për kompani vendore dhe ndërkombëtare
  • Themelim, regjistrim dhe strukturim i bizneseve
  • Hartim dhe rishikim i kontratave komerciale
  • Këshillim për fuzionime, partneritete dhe investime
  • Përfaqësim në konteste tregtare, administrative dhe tatimore
  • Sigurim i përputhshmërisë ligjore me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Ne sigurojmë që çdo vendim biznesor të mbështetet në bazë të fortë ligjore dhe strategjike
Zgjedh Planin

OFERTA II

Klientë Individualë & Familjarë

  • Mbrojtje dhe përfaqësim profesional për çështje personale dhe familjare
  • Përfaqësim në konteste civile, pronësore dhe trashëgimore
  • Përgatitje e testamenteve dhe marrëveshjeve familjare
  • Çështje të kujdestarisë, divorcit dhe ndarjes së pasurisë
  • Këshillim mbi detyrimet dhe marrëveshjet ndërpersonale
  • Asistencë në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe marrëveshjeve private
  • Qasja jonë bazohet në ndjeshmëri, profesionalizëm dhe mbrojtje të plotë të të drejtave tuaja
Zgjedh Planin

OFERTA III

Arbitrazh & Zgjidhje të Mosmarrëveshjeve

  • Zgjidhje efikase dhe konfidenciale për konteste kombëtare dhe ndërkombëtare
  • Përfaqësim në arbitrazh vendor dhe ndërkombëtar
  • Hartim i klauzolave të arbitrazhit dhe marrëveshjeve për zgjidhje alternative (ADR)
  • Negociata profesionale dhe ndërmjetësim strategjik
  • Përgatitje e dokumentacionit procedural dhe analizë e rrezikut ligjor
  • Zbatimi dhe ekzekutimi i vendimeve të arbitrazhit
  • Ne ndërtojmë strategji të personalizuara për zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të mosmarrëveshjeve
Zgjedh Planin

OFERTA IV

Këshillime & Konsulenca Juridike

Mbështetje e vazhdueshme ligjore për vendimmarrje të sigurt dhe efikase
  • Konsultime periodike ligjore dhe përgatitje aktesh juridike
  • Analizë e dokumentacionit dhe vlerësim i rreziqeve ligjore
  • Këshillim për përputhshmëri me Ligjin e Punës, Tatimeve dhe Mbrojtjen e të Dhënave
  • Konsulencë në marrëveshje ndërkombëtare dhe bashkëpunime ndërkufitare
  • Asistencë në procedura administrative, tatimore dhe komerciale
  • Ne ofrojmë siguri ligjore për çdo vendim që merrni – sot dhe në të ardhmen
Zgjedh Planin

Client Testimonials

Na Kontaktoni

Kontaktoni ekipin tonë për të diskutuar nevojat tuaja ligjore dhe si mund të ju ndihmojmë.

Na dërgo një mesazh

Zyrja Jonë

Adresa

GOJANI & Partners Law Firm
Objekti Euro Abi, Mati 1, Rruga C, Enver Maloku, nr. 4 A-03, Prishtina 10000

Telefoni

045 604 605

Orët e Biznesit

E Hënë - E Premte: 09:00 - 17:00

E Shtunë: 10:00 - 14:00

E Diel: Mbyllur